Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë një mesazh të fortë nga Vlora, gjatë prezantimit të kandidatëve të PD për zgjedhjet vendore të 11 majit.
Gjatë fjalës së tij, Berisha paralajmëroi çdo grup kriminal që tenton të ndërhyjë në procesin zgjedhor, duke deklaruar se kushdo që implikohet me vjedhjen e votave apo frikësimin e qytetarëve, do të konsiderohet si një grup terrorist.
“Grupet kriminale në gërshërë të ligjit do t’u pritet çdo lidhje me politikën dhe do të vendosen para drejtësisë. Sot nga Vlora paralajmëroj çdo bandit, kudo që ndodhet: nëse implikoheni me votat, do të cilësoheni grupe terroriste, shqiptare e ndërkombëtare”, u shpreh Berisha.
Ai theksoi se nuk do të tolerohet asnjë përpjekje për manipulimin e zgjedhjeve apo intimidimin e votuesve.
“U them bandave nga Shkodra në Gjirokastër, mos guxoni të frikësoni qytetarët. Ju jap fjalën e nderit, do të shpalleni terroristë ndërkombëtarë, dhe ndëshkimi do të jetë i ashpër”, përfundoi Berisha