Borussia Dortmund fiton ndaj Barcelonës, por nuk i mjafton për kualifikim

by Nexhat

Barcelona ka pësuar humbje me rezultat 3-1 në udhëtim ndaj Borussia Dortmundit në kuadër të ndeshjes së dytë në kuadër të fazës çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Vendasit e nisën këtë ndeshje më mirë duke kontrolluar tempon e lojës dhe duke mos i lejuar blaugranasit që të krijojnë raste.

banner

Në minutën e 10-të Dortmundi fitoi një penallti pasi Szczesny shkaktoi penallti brenda zonës.

I saktë nga pika e bardhë u tregua Serhou Guirassy i cili realizoi me qetësi për rezultatin 1-0.

Ky gol duket se motivoi shumë vendasit të cilët në minutën e 37-të patën një tjetër rast të mirë për gol me Karim Adeyemin, por goditja e gjermanit u prit nga portieri polak.

Me të filluar pjesa e dytë Guirassy shënoi sërish kësaj radhe në minutën e 49-të të ndeshjes për rezultatin 2-0.

Barcelona ia doli që të kundërpërgjigjet vetëm disa minuta më vonë duke shënuar gol falë një autogoli të Rami Bensebainit për 2-1 në minutën e 54-të.

Në minutën e 76-të Guirassy shënoi për të kompletuar het-trikun dhe për rezultatin 3-1 dhe kjo ishte e tëra që ata mund të bënin për 90 minuta.

Kështu Barcelona është kualifikuar në gjysmëfinale dhe aty do të takohet me ekipin që kualifikohet nesër (e mërkurë) mes Inter dhe Bayern Munich

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy