“Çfarë gruaje je ti, as kafenë s’ma bëre” – Gjesti ngacmon Eglin pas ‘dasmës’

by Nexhat

Pas një nate festive ku kurorëzuan lidhjen e tyre me një dasmë tradicionale brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, mëngjesi për Gjestin dhe Eglin nisi me batuta dhe shumë humor.

Pasi u zgjuan nga gjumi, Egli u drejtua menjëherë për në dush, ndërsa Gjesti qëndroi jashtë duke e ndjekur me sy dhe nis të bëjë shaka me të.

banner

Me ironi, ai i drejtohet Eglit duke thënë: “Qysh? Çfarë gruaje je ti, a burri është tmerr.”

Foto: Screenshot/Instagram

Gjesti vijon me shaka, duke e ngacmuar për mungesën e kujdesit pas “martesës”:“As kafenë s’ma ke bërë, asgjë. Krejt vetë i bëra. Asgjë nuk ndryshoi në jetën time. Vetë prapë, vetë. Jo, more vëlla.”

Më pas, ai afrohet te dushi, fut kokën brenda dhe kërkon një puthje nga Egli, të cilën edhe e merr, ndërsa çifti shkëmben një moment të ëmbël dhe intim

Por, Gjesti nuk ndalet me kaq dhe e vazhdon humorin me të njëjtin qëndrim “i zhgënjyer”, duke thënë: “Asgjë nuk ndryshoi në jetën time, jeta prapë vazhdoi. As kafe… Kështu nuk shkon. Krejt ata dëshmitarë le ta dinë, s’është duke shkuar mes nesh.”

Momenti shkaktoi të qeshura dhe u komentua menjëherë në rrjet, ku shumë fansa e panë si një mënyrë argëtuese me batuta spontane, tipike për Gjestin, për të ngacmuar partneren e tij në mënyrë të dashur pas dasmës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy