Edi Rama: Merr udhë hekurudha kuqezi, lidh Durrësin me Prishtinën

by Nexhat

TIRANË – Një nga ëndrrat më të mëdha infrastrukturore për Shqipërinë dhe Kosovën ka hyrë në një fazë konkrete. Hekurudha Durrës–Prishtinë, që pritet të shndërrohet në një arterie kyçe për lëvizjen dhe zhvillimin ekonomik të rajonit, tashmë ka një gjurmë të përcaktuar dhe një studim fizibiliteti të përfunduar.

Projekti u prezantua zyrtarisht ditën e djeshme, ndërsa kryeministri Edi Rama ndau pamjet e para të gjurmës përmes rrjeteve sociale, duke e cilësuar këtë vepër si “hekurudha kuqezi që tashmë merr udhë”.

banner

Linja hekurudhore do të shtrihet nga Durrësi në Shkodër, për të vazhduar drejt Gjakovës dhe më pas në Prishtinë. Ajo konsiderohet një nyje e rëndësishme ndërlidhëse jo vetëm për transportin komercial mes portit të Durrësit dhe portit të thatë të Prishtinës, por edhe për lëvizjen alternative të qytetarëve mes dy vendeve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy