Ferdinand Xhaferaj: Problemi i PD sot nuk është mbrojtja e votës, por frymëzimi i njerëzve të shkojnë të votojnë

by Nexhat

Deputeti i PD Ferdinand Xhaferaj nuk pranoi të ishte në listën e demokratëve për zgjedhjet e 11 majit, duke thënë më herët gjatë mbledhjeve të grupit parlamentar që ishte koha të bënin një hap mbrapa me qëllim rinovimin e partisë dhe rikthimin e saj si një alternativë e shëndoshë qeverisëse për Shqipërinë.

Sot, Xhaferaj gjendet përballë Berishës për mënyrën se si kryedemokrati po drejton partinë.

banner

Edhe pse ka mbështetur fuqimisht SPAK-un, Xhaferaj shprehet kundër cilësimit të liderit të PD si “non grata”, ndërkohë që akuzat e Prokurorisë së Posaçme ndaj tij i vlerëson si “në terren të lëkundshëm”. Qendrime që i ka artikuluar edhe më herët.

Xhaferaj theksoi se problemi kryesor i PD-së në këto zgjedhje, nën drejtimin e Berishës, nuk është ruajtja e votës, por nxitja e demokratëve dhe qytetarëve të ndershëm të këtij vendi që të shkojnë në kutitë e votimit.

“Dëgjova dje Berishën që përmendi disa personazhe në Durrës, duke i paralajmëruar që të mos prekin votën. Në fakt, nisur nga eksperienca ime e gjatë politike, problemi kryesor tani i PD nën Berishën nuk është ruajtja e votës më shumë sesa frymëzimi i njerëzve që të shkojnë në kutitë e votimit dhe të kërkojnë ndryshimin. Këta njerëz kanë qenë në Durrës edhe në 2021, por ne në këto zgjedhje morëm 21 000 vota më shumë sesa në zgjedhjet e vitit 2017”, tha Xhaferaj, duke shtuar ndërkohë që SPAK dhe KQZ po bëjnë një punë të mirë duke ngritur skuadra të posaçme për të minimizuar krimet zgjedhore.

Xhaferaj është treguar kritik për mënyrën se si Berisha ka drejtuar PD-në, ndërsa shpesh reagimet e tij janë komentuar edhe si qasje “pasi nuk ishte futur në listën e kandidatëve për deputetë”. Në lidhje me këtë, Xhaferaj tha se nuk kishte pasur më synim për të qenë si kandidat në këto zgjedhje dhe këtë e kishte shprehur disa herë edhe në mbledhjet e grupit parlamentar.

“Këto zgjedhje i ngjajnë një ndeshjeje të trukuar. Çfarë bëjnë të apasionuarit e sportit kur shohin skuadrën e tyre që trajneri ka trukuar ndeshjen? Largohen. Berisha nuk ka hyrë për të fituar në këto zgjedhje”.

“Është koha që PD të rinovohet dhe unë vazhdimisht kam kërkuar rinovimin e partisë, duke kërkuar që ne që kishim vite aty të bënim një hap pas, dhe kjo vlen edhe për Berishën. Unë nuk mund të isha në një listë ku nuk kam kërkuar ndonjëherë të jem. Kam thënë vazhdimisht që Berisha ishte aktor i domosdoshëm i opozitës për t’u përballur me Ramën në zgjedhjet lokale, por që nuk mjaftonte, pasi duhej hapur partia”, theksoi deputeti i PD.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy