Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës të martën ka dështuar për shkak të destruktivitetit të opozitës.
Gërvalla në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 ka thënë se me votën e tyre kundër opozita e injoruan votën e qytetarit, vendimet e KQZ-së për certifikimin e rezultateve zgjedhore, si dhe e dështuan punën e kuvendit pa startuar ende.
“Dështoi për shkak se opozita me destruktivitetin e saj e ndërpreu një procedurë e cila në të kaluarën ka qenë një procedurë shumë formale, një votim i një vendimi i një raporti të një komisioni i cili aspak nuk është dashur të diskutohej mirëpo ata ngritën dorën kundër, në fakt ngritën dorën kundër mandatit të tyre si deputet pra përmes votës së tyre kundër ata e injoruan jjo vetëm votën e qytetarit jo vetëm vendimet e KQZ-së për certifikimin e rezultateve zgjedhore por edhe e dështuan punën e këtij kuvendi pa startuar ende”, ka thënë ajo.
Ajo tutje ka shtuar se tani kanë hyrë në procedura të ndërlikuara dhe në një pikë kur mund të jetë tërësisht e pamundur të vazhdohet konstituimi i këtij kuvendi.
“Tani kemi hyrë nëpër procedura të ndërlikuara sepse ky votimi nuk parashihet përsëritja e tij në asnjë prej rregulloreve dhe dokumenteve ligjore të Kuvendit kështu që kemi arritur në një pikë kur mund të jetë tërësisht e pamundur të vazhdohet konstituimi i këtij kuvendi”, është shprehur Gërvalla.
Sipas saj ligji nuk parasheh bindjen e opozitës me ndjekjen e ligjit por parasheh që nëse është respektuar ligji duhet të vazhdohet me konstituimin e kuvendit.
“Ligji nuk parasheh bindjen e opozitës me ndjekjen e ligjit, ligji parasheh që nëse është respektuar ligji vazhdohet me konstituimin e kuvendit se cilat janë preferencat dhe dëshirat ajo është krejt tjetër gjë. Opozita e ka humbur fushatën zgjedhore i ka humbur zgjedhjet dihet qartë kush është fituesi i zgjedhjeve të vitit 2025. Fituesi ka madje më shumë vota sesa numri 2 dhe 3 së bashku prandaj nuk kemi pse e diskutojëm as kush e bën qeverinë as si bëhet qeveria Kosova është shtet demokratik, i ka procedurat saktë dhe për këtë të sotmen nuk ka pasur aspak nevojë”,
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituojë legjislaturën e nëntë në seancën e së martws, kjo pasi raporti i Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve nuk e ka marrë shumicën e votave të deputetëve.
Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës votuan kundër. Votën kundër ata e mbështetën në pretendimin se Albin Kurti dhe ministrat e kabinetit të tij duhet të japin dorëheqje nga ekzekutivi