Haxhiu: Opozita bllokoi seancën konstituive duke mos votuar raportin e verifikimit të mandateve

by Nexhat

Deputetja e VV-së,  Albulena Haxhiu, ka folur  pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se grupi parlamentar i LVV-së ishte plotësisht i gatshëm të merrte pjesë me prezencë fizike dhe të votonte raportin e komisionit për verifikimin e mandateve.

Ajo tha se përkundër përgatitjes për të bërë betimin e deputetëve dhe për të proceduar me propozimin për kryetar e nënkryetar të Kuvendit nga radhët e LVV-së, opozita bllokoi procesin duke mos votuar raportin e përgatitur nga komisioni që udhëhiqej nga deputeti Artan Abrashi.

banner

“Sot ishim të pranishëm në seancën konstituive të Republikës së Kosovës. Grupi parlamentar i LVV-së ishte i gatshëm të marrë pjesë me prezencë fizike në seancë, të votojë raportin e komisionit për verifikimin e kuorumit të mandateve, të japë verdiktin për deputetët dhe të bëjë betimin, ashtu siç e kërkon edhe Rregullorja e Kuvendit.

Po ashtu, ishte paraparë të vazhdohej me propozimin për kryetarin dhe nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e LVV-së. Por siç e keni parë, ndodhi një situatë e paprecedentë: opozita nuk e votoi raportin e komisionit për verifikimin e kuorumit të mandateve, komision ky i kryesuar nga deputeti i LVV-së, Artan Abrashi”,  tha Haxhiu në prononcim për emisionin  “Kosova Today”, në Klan Kosova

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy