Kaja Kallas planifikon të vizitojë Kosovën gjatë muajit maj

by engel

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka deklaruar se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë dhe ka paralajmëruar se do t’i vizitojë të dyja palët në maj të këtij viti.
Kallas ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë.

“Është e qartë se normalizimi i marrëdhënieve të tyre është i një rëndësie të madhe dhe për këtë duhet të vazhdojë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Kallas pas takimit të Këshillit të BE-së për Punë të Jashtme në Luksemburg, transmeton Paparaci.

banner

Duke kujtuar emërimin e një të dërguari të ri të posaçëm të BE-së për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Kallas ka thënë se “më vonë në maj” ajo do të vizitojë të dy palët.

Kallas, e cila mbrëmë priti në takim ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor, ka thënë se gjatë takimit e Këshillit të BE-së për Punë të Jashtme janë zhvilluar “diskutime shumë të mira” për rajonin si dhe se Ballkani Perëndimor duhet të jetë në BE.

“Është e qartë se stabiliteti dhe siguria e rajonit janë thelbësore. Nëse shikoni hartën, Ballkani Perëndimor gjeografikisht është në Evropë. Duhet të jetë edhe në BE”, ka thënë Kallas, dhe ka shtuar se procesi i zgjerimit është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe duhet bërë progres në këtë proces.

Ajo ka vlerësuar Shqipërinë dhe Malin e Zi për hapat e mirë dhe reformat e mira, ndërsa ka thënë se Bosnja dhe Hercegovina është në një krizë kushtetuese dhe ka paralajmëruar se çdo përpjekje për të shpërbërë atë vend është e papranueshme.

“Udhëheqësit politikë duhet t’i tejkalojnë ndarjet, jo t’i zgjerojnë ato”, ka thënë Kallas.

Megjithatë, ajo ka deklaruar se gjatë vizitës së saj në Bosnje dhe Hercegovinë, ka vërejtur se zgjerimi është “diçka për të cilën të gjithë janë dakord” dhe se duhet të fillojnë të marrin vendime në këtë drejtim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy