“Kauboj” Damka ia kapë telefonin gazetarit që po i bënte pyetje për mesazhet që iu kapën sot, reagon AGK’ja

by Nexhat

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është shprehur i shqetësuar me veprimin pengues ndaj gazetarit të KALLXO.com nga deputeti i KDTP-së, Fikrim Damka.

Sipas raportimeve, gazetari Xhema, gjatë përpjekjes për të marrë një deklaratë nga deputeti Damka lidhur me disa biseda që janë publikuar në media, është përballur me një veprim të papranueshëm fizik, ku deputeti i ka kapur telefonin nga dora, duke ndërhyrë drejtpërdrejt në punën e tij, dhe duke e cenuar atë në punën e tij, njofton AGK.

banner

AGK kërkon nga institucionet përkatëse që të trajtojnë me seriozitet këtë incident.

Reagimi i plotë:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës-AGK, ka pranuar me shqetësim, dhe e dënon veprimin pengues të deputetit të Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka, ndaj gazetarit të KALLXO. com, Shqipron Xhema, gjatë kryerjes së detyrave të tij profesionale sot gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Sipas raportimeve, gazetari Xhema, gjatë përpjekjes për të marrë një deklaratë nga deputeti Damka lidhur me disa biseda që janë publikuar në media, është përballur me një veprim të papranueshëm fizik, ku deputeti i ka kapur telefonin nga dora, duke ndërhyrë drejtpërdrejt në punën e tij, dhe duke e cenuar atë në punën e tij.

AGK rikujton se çdo ndërhyrje fizike apo verbale ndaj gazetarëve në vendin e tyre të punës, është sulm ndaj lirisë së shprehjes, rrjedhimisht e demokracisë.

AGK kërkon nga institucionet përkatëse që të trajtojnë me seriozitet këtë incident, dhe të ndërmarrin masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e gazetarëve në ushtrimin e profesionit të tyre, pa presion dhe pa frikësim.

Liria e medias është një nga shtyllat themelore të demokracisë, dhe çdo përpjekje për ta cënuar atë është e papranueshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy