“Nuk mund të ulesh në dy karrige njëkohësisht”, Haradinaj: Kurti të mos i fajësojë tjerët për gabimet e tij

by Nexhat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Albin Kurti dhe ministrat e tij nëse duan ta konstituojnë Kuvendin le të tërhiqen ose nga postet ministrore ose nga mandati i deputetit, e të mos i fajësojnë të tjerët për gabimet e tyre.

Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se Kurti dhe ministrat nuk mund të ulen në dy karrige njëkohësisht

banner

“Konstituimin e Kuvendit sot e ka bllokuar vetë Albin Kurti. Ligji e Kushtetuta e këtij shteti nuk lejojnë që të mbash edhe postin e Kryeministrit apo të Ministrit dhe të betohesh si deputet. Nuk mund të ulesh në dy karrige njëkohësisht. Ne nuk mund ta shkelim Kushtetutën dhe të veprojmë ndryshe, prandaj nuk e votuam raportin.

Albin Kurti me ministrat e tij, nëse duan ta konstituojnë Kuvendin, le të tërhiqen ose nga postet ministrore, ose nga mandati i deputetit, e të mos i fajësojnë të tjerët për gabimet e veta”, shkruan Haradinaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy