SHBA do të humbasë miliarda dollarë pasi numri i turistëve po bie shkaku i Trumpit

by Nexhat

SHBA-ja do të humbasë miliarda pasi numri i vizitorëve të huaj ka rënë ndjeshëm që nga zgjedhja e presidentit amerikan, Donald Trump.

Ekonomia amerikane mund të humbasë miliarda dollarë këtë vit, pasi gjithnjë e më shumë turistë po zgjedhin të mos vizitojnë vendin.

banner

Sipas të dhënave të publikuara nga Administrata Ndërkombëtare e Tregtisë, të cilave u referohet Bloomberg, arritjet ajrore të jo-shtetasve kanë rënë me gati 10 për qind.

Kjo shifër i referohet muajit mars të këtij viti krahasuar me marsin e vitit të kaluar.

Në muajin shkurt, shifrat tregonin një rënie prej pothuajse 5 për qind për të njëjtin lloj vizitash

Sipas Bloomberg, ndikimi nga rënia e turizmit dhe bojkotet ndaj mallrave amerikane mund të arrijë deri në 0.3 për qind të GDP-së – ose rreth 90 miliardë dollarë – sipas vlerësimeve të Goldman Sachs.

Ndryshe, vizitorët ndërkombëtarë shpenzuan më shumë se 253 miliardë dollarë për udhëtime dhe shërbime të ngjashme në SHBA vitin e kaluar, duke përbërë më shumë se 19 për qind të shpenzimeve totale të turizmit prej 1.3 trilion dollarësh.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy