Paris-Saint-Germain dhe Barcelona pritet që sonte ta konfirmojnë kalimin në gjysmëfinale të garës më prestigjose evropiane për klube, Ligës së Kampionëve.
Të dy këto skuadra kanë shënuar fitore bindëse në ndeshjet e para, sonte vetëm pritet që të ruajnë epersinë përparësinë e siguruar për të vazhduar tutje. PSG triumfoi si vendas ndaj Aston Villas me rezultat 3-1, mendohet se ky rezultat është vështirë i theshëm andaj udhëtimi i tyre sonte në Angli nuk pritet të sjellë shumë telashe.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Villa Park” në qytetin e Birminghamit.
Tutje, Barcelona po ashtu tashmë është me një këmbë në mesin e katër skuadrave më të mira evropiane. Ekipi i trajneri Hansi Flick një javë më parë triumfoi me rezultat të thellë 4-0, ndërsa sonte në Gjermani nuk pritet ndonjë mrekulli e dorës së parë nga skuadra gjermane Borussia Dortmund e cila drejtohet nga trajneri kroat Niko Kovac. Edhe kjo ndeshje starton nga ora 21:00.
Ndërkohë dy ndeshjet tjera të kësaj faze do të zhvillohen të mërkurën ku ballafaqohen Inter-Bayern dhe Real Madrid-Arsenal.