Sveçla: Është arrestuar edhe një terrorist që sulmoi dhunshëm pjesëtarët e KFOR-it në Zveçan

by Nexhat

Është arrestuar edhe një person që sulmoi dhunshëm pjesëtarët e KFOR-it në Zveçan, disa prej të cilëve mbetën me pasoja të përjetshme.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-ministri i Punëve të Brendshme Xhelel Sveçla, nëpërmjet llogarisë së tijtë Facebook

banner

“Arrestohet edhe një nga terroristët që sulmoi dhunshëm pjesëtarët e KFOR-it në Zveçan, disa prej të cilëve mbetën me pasoja të përjetshme.

Asnjë kriminel e terrorist nuk do ta ndejë lirinë për aq kohë sa ka cënuar rendin tonë kushtetues, punën e institucioneve tona, detyrën e zyrtarëve tanë e personelit ndërkombëtar. Mbi ta do të veprohet pa asnjë kompromis siç presim që edhe drejtësia të veprojë në linjë të tillë. Republika jonë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë zonë e rehatisë për kriminelë e terroristë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy