Zyrtarët e Administratave Trump, Biden e Obama mblidhen për sigurinë e shtetit

by engel

Zyrtarë nga administratat Trump, Biden, Obama dhe Bush, ekspertë të mbrojtjes dhe inteligjencës, ligjvënës, shkencëtarë dhe investitorë do të shkojnë në Texas këtë javë për të planifikuar primatin amerikan mes një rirreshtimi botëror.

Michael Kratsios, këshilltari i presidentit Trump për politikat e shkencës dhe teknologjisë, tha se siguria kombëtare dhe ekonomike e SHBA-së varet kryekëput nga dominimi i teknologjisë.

banner

Në një letër muajin e kaluar, presidenti amerikan i bëri thirrje Kratsios që të “hapë një shteg drejt kufijve të ardhshëm të shkencës”. Ai përmendi inteligjencën artificiale, teknologjinë kuantike dhe atë bërthamore.

Mbi 200 pjesëmarrës do të jenë në këtë ngjarje të quajtur “Kufij të Pafund”, do të synojnë të dalin me një plan të qartë se si do të duket siguria e SHBA-së në këtë epokë të ndryshimeve dhe avancimeve të hatashme teknologjike.

Sipas gazetës Axios, tri qëllime kryesore do të dalin nga kjo mbledhje: aftësia teknologjike e armatimit ushtarak; ri-industrializimi dhe sigurimi i zinxhirëve furnizues dhe infrastrukturës kritike; si dhe mobilizimi i talentit kombëtar.

“Ky s’është film ku ne ulemi dhe shikojmë të ardhmen të ndodhë,” i tha Kratsios Axios.

“Është diçka në të cilën ne duhet të jemi aktivisht pjesëmarrës”, tha këshilltari i presidentit amerikan, duke parë qartë rrezikun e zhvillimit të inteligjencës artificiale dhe teknologjive të tjera nga shtetet armiqësore ndaj SHBA-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy