Deklarta e Xum Allushi teksa flet për raportin e tij me Egli Tako, BBVA

by jonzefaj

Mbrëmjen e kaluar, në “Big Brother VIP Fan Club” ishte i pranishëm edhe Xum Allushi, një prej banorëve më të komentuar të këtij edicioni.

Në një moment gjatë diskutimit kur u shfaqën 5 momentet kyçe të Eglit përgjatë rrugëtimit të saj, ishte edhe Kutia e Pandorës ku ajo çoi në nominim kokë më kokë veten e saj dhe Xumin. Ish-banori u shpreh se mes tij dhe Eglit nuk ka pasur asnjë raport, por shtoi se ka pasur vetëm respekt për të dhe nuk e ka ulur si person.

banner

Deklarata e Xumit:

Mes meje dhe Eglit nuk ka pasur asnjëherë asnjë lloj raporti. Ishte thjesht ajo çfarë i shpreha unë aty brenda sepse keqinterpretohet. Atë që përjetova ishte shumë e bukur aty brenda. A do ta përjetoja sërish? Nuk e di. Kam marrë etiketime të ndryshme që unë nuk i përkas absolutisht në asnjë lloj mënyre. E di se i biri kujt jam dhe se çfarë familje kam. Unë për vajzën në fjalë kam treguar vetëm respekt, kam shprehur ndjenjat e mia më të pastra dhe më të qarta por dua të them vetëm diçka që ekziston Karma.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy