Analisti Dibran Hoxha, ka thënë në “Pressing” të T7, se Lëvizja Vetëvendosje ka ardhur në pushtet edhe për çështje të mirëqenies sociale
E sot, siç thotë Hoxha ‘Albin Kurti po e mban një shantazh duke folur për kërcënimin nga Serbia”, e rrjedhimisht “duke shpërfillur problemet me rrymën, produktet e shtrejta në treg”, etj.
Hoxha tha se në çështjet e energjisë Vetëvendosje ka dështuar, këtë koment e dha në ditën kur është rritur çmimi i energjisë elektrike për të gjitha kategoritë.
“Ti i ke pasur 51% për katër vjet kërkush nuk të ka pengu, nuk ke qenë në gjnedje me qit në binarë Postën. Nëse kjo është, energjia dështoi, Trepça sa herë ka mbetur pa rroga. Rrëfimi kryesor është Serbia, unë e di që komentet kanë qenë kur iu doli gjumi me protestu Serbia te dera. Ne jemi duke shkuar në një kolaps ose tjetër. Shantazhi që na ka mbajtur Albin Kurti, ndodhi ajo kjo, mos u revoltoni për këto çështje pagune rrymën më shtrenjtë, paguni produktet më shtrenjtë, e mbaj unë qeverisjen se iu mbajë kërcënimin e Serbisë për mbi kry”, ka thënë ai