15
Mbështetja e NATO-s për Ukrainën mbetet “e palëkundur”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i aleancës, duke theksuar se më shumë se 20 miliardë euro ndihmë për sigurinë janë zotuar tashmë nga aleatët në tre muajt e parë të vitit 2025.
Mark Rutte bëri një vizitë të papritur në Ukrainë të martën dhe u takua me presidentin Volodymyr Zelenskyy në qytetin port jugor të Odesës, shkruajnë mediat e huaja.
Unë jam këtu sot sepse besoj se populli i Ukrainës meriton paqe të vërtetë, siguri të vërtetë në vendin e tyre, në shtëpitë e tyre”, tha Rutte gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Zelenskyn.