Ofensiva pranverore e Putinit. Rusia sulmon Ukrainën, shpërthime e viktima në Odesa dhe Herson

by Nexhat

Rusia ka nisur zyrtarisht ofensivën pranverore kundër Ukrainës. Ushtria e Putinit lëshoi një sulm me dronë gjatë natës në rajonin e Odesës.

Shpërthime dhe zjarre janë raportuar në zona të ndryshme. Disa persona kanë marrë ndihmë mjekësore nga plagët e marra. Në shënjestër të ushtrisë ruse përfundoi edhe rajoni i Herson. Raportohet për një person të vrarë dhe 8 të tjerë të plagosur nga sulmet e forcave të Putinit ndaj qytetit ukrainas me avionë lufte dhe artileri

banner

Autoritetet e Kievit akuzuan Moskën se ka goditur ndërtesa banimi, spitale, kisha dhe shkolla.

Nga ana tjetër, Rusia pretendon se ka rrëzuar me dhjetra dronë të lëshuar nga Ukraina në rajonet e saj kufitare. Gjithashtu, akuzon për shkelje të armëpushimit mbi infrastrukturën energjitike

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy