Pritja nga Ambasada e Gjermanisë, ZKM dërgon fotografitë: Albin Kurti, Memli Krasniqi, Gazmend Muhaxheri shihen në ngjarje

by Nexhat

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka organizuar një ngjarje me rastin e drejtorit të ri ekzekutiv të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), Besnik Vasolli.

Zyra e kryeministrit ka treguar se në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti.

banner

ZKM ka dërguar disa fotografi, ku shihen në këtë ngjarje të kenë marrë pjesë edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Kransiqi, si dhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxheri.

Siç thuhet në njoftim, Kurti shprehu urimet ndaj Vasollit për detyrën e re, si dhe shprehu se “Gjermania ka qenë në veçanti, dhe vazhdon të jetë një nga partnerët, aleatët dhe miqtë tanë më të rëndësishëm. Ne e vlerësojmë jashtëzakonisht se si është rritur bashkëpunimi ynë – nga ndërtimi i paqes dhe zhvillimi demokratik e deri tek formësimi i tanishëm i progresit ekonomik së bashku”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy