Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Tiranë ku disa persona në makinë kanë qëlluar në drejtim të një mjeti tjetër. Si pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona.
Gazetari i News24, Igli Çelmeta, raporton se automjeti është ndjekur nga autorët nga rrethrrotullimi i Shkozës. Dyshohet se autorët e atentatit kanë djegur makinën në Lundër.
Ndërsa rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç.
Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të rrethanave të rastit