Avdyli thotë se kanë marrëveshje të pashkruar me NISMËN, i pëlqen ideja e Limajt për ta ulur pragun

by Nexhat

Haxhi Avdyli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka konfirmuar se partia e tij ka marrëveshje me Nismën Socialdemokrate, edhe pse jo në formë të shkruar, për bashkëqeverisje. Ai ka thënë madje se bisedimet janë shumë pozitive dhe se tashmë VV-ja i ka 61 vota në Kuvend, e se po synon për më shumë.

“Kemi bisedime dhe bisedimet janë shumë pozitive. S’kemi të shkruar, por mbi këtë shumë shpejt… Për këtë do të dalim para opinionit. S’jam i autorizuar që të flas për këtë”, ka thënë ai në “Konfront” të KTV-së.

banner

Sipas Avdylit, partia e Kurtit i ka numrat për konstituimin e Kuvendit.

“Ne i kemi 61, por nuk i kemi 63 a 65. Por synojmë t’i rrisim. I kemi të sigurt 61”, ka thënë ai në KTV.

Avdyli ka folur edhe për kërkesat e Nismës për arritje të koalicionit, ku përmendi se është kërkuar edhe ulja e pragut zgjedhor, për të cilën ai thotë se nuk është ide e keqe.

“Nisma më shumë është duke kërkuar ato të cilat janë disa nga parimet. Një prej tyre është edhe ulja e pragut zgjedhor, të cilin e ka kërkuar nga ne dhe të gjitha partitë. Është një prej kërkesave, ulja e pragut zgjedhor, që ne i kemi diskutuar, ne si Guxo. Ndoshta edhe nuk është ide e keqe. Ende s’është marrë ky vendim, por unë sa e kam dëgjuar, është një nga kërkesat. Janë edhe disa kërkesa të tjera”, ka deklaruar ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy