Dehari bëri hile, në sallë ishin 100 deputetë, Cakolli: Raporti për mandatet do të miratohej me 51 vota

by Nexhat

Lëvizja Vetëvendosje ka mundur sot ta votojë raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandatave me shumicën e deputetëve prezentë.

Në seancën e sotme konstituive 100 deputetë kanë qenë në sallë dhe me shumicën e thjeshtë prej 51 votave për raporti ka mundur të kalojë për t’i hapur rrugë betimit të deputetëve.

banner

Megjithatë, kryesuesi Avni Dehari, deputeti i zgjedhur më i vjetër i kësaj legjislature, ndërpreu seancën pavarësisht se pati kuorum në sallë.

Eugen Cakolli nga KDI ka sqaruar për Gazetën Express se për votimin e këtij raporti është dashur shumica e thjeshtë e deputetëve të pranishëm.

“Për raportin është shumica e thjeshtë (e atyre që janë të pranishëm dhe votojnë)”, tha Cakolli.

Ai tha se me 51 vota do të miratohej raporti.

Po ashtu, Cakolli shtoi se ndërprerja e seancës nga kryesuesi Avni Dehari përbën shkelje.

Po ashtu edhe partitë opozitare kanë kritikuar vendimin e Deharit për ndërprerje të seancës.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e quajti shkelje të rëndë dhe “praktikë të mbrapshtë” vendimin e Deharit.

Po ashtu, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se Vetëvendosje po dëshiron të blejë kohë meqë s;e ka shumicën parlamentare për krijimin e institucioneve si parti fituese.

Po të njëtën akuzë e bëri edhe Time Kadrijaj nga AAK, e cila tha se e Vetëvendosje nuk i ka votat as për kryetarin e Kuvendit e as për Qeverinë.

Dehari sot e ndërpreu seancën dhe tha se e njëjta do të vazhdojë më 19 prill, në orën 12:00.

Ai si arsye për ndërprerje tha se gjatë konsultimeve me përfaqësuesit e partive politike, nuk kishte konsensus se si të shkohet përpara./

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy