Haradinaj pas seancës akuza Kurtit për bllokadë, Limajn e quan mashë të tij

by Nexhat

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar në lidhje me bllokadën e krijuar në kuvend, duke thënë se ‘‘politikat bllokuese, shantazhuese dhe uzurpuese janë kryefjala e Albin Kurtit’’,

Haradinaj ka thënë se seanca konstituive është pezulluar në mënyrë arbitrare.

banner

‘’Pezullimi i seancës në mënyrë arbitrare, edhe pse ishin numrat për vazhdim, e shfaq edhe një herë qartë se kush janë këta njerëz që e mbajnë peng Kosovën tash e më shumë se katër vjet’’, është shprehur ai.

Tutje, i pari i AAK-së i ka kërkuar Kurtit që të dorëhiqet sepse s’mund t’i mbajë dy pozita dhe se, nëse nuk mund ta krijojë qeverinë të lëshojë rrugë.

Postimi:

Politikat bllokuese, shantazhuese dhe uzurpuese janë kryefjala e Albin Kurtit. Pezullimi i seancës në mënyrë arbitrare, edhe pse ishin numrat për vazhdim, e shfaq edhe një herë qartë se kush janë këta njerëz që e mbajnë peng Kosovën tash e më shumë se katër vjet.

Kosova dhe karakteri i saj parlamentar, demokratik dhe properëndimor nuk do të rrëshqasin për shkak të tekeve dhe dëshirave autokratike e diktatoriale të lindjes.

Është fare e thjeshtë:

Dorëhiqu – nuk mundesh t’i kesh dy pozita.

Propozojeni dhe formojeni kryesinë e Kuvendit.

Formo Qeverinë.

Nëse nuk mundesh – ik, lësho rrugë.

Përndryshe, pushtetin do t’ia kthejmë sovranit – e aty mashat do të digjen.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy