KDI: Kryesuesi Avni Dehari shkeli  rregulloren e Kuvendit, Kryeministri dhe ministrat në detyrë të japin dorëheqje formale

by Nexhat

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kërkuar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministrat në detyrë të japin dorëheqje formalisht, për ta zhbllokuar konstituimin e Kuvendit.

Nëpërmjet një komunikate për media KDI  ka shprehur shqetësim të thellë për dështimin e përsëritur të Kuvendit për të miratuar raportin e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve, një ndër hapat e domosdoshëm drejt konstituimit të Kuvendit dhe fillimin e punës së legjislaturës së re.

banner

KDI thekson se ‘mosdorëheqja formale e kryeministrit dhe ministrave në detyrë të cilët janë zgjedhur deputetë, përveçse shkelje e qartë e parimeve të ndarjes së pushteteve, po pamundëson votimin e raportit, duke cenuar drejtpërdrejt funksionalitetin institucional të Kuvendit’, thuhet në reagimin e kësaj organizate.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy