Konvertime masive në katolicizëm pritet të ndodhin të hënen me 21 Prill në kishen e Llapushnikut

by engel

Lëvizja Shqiptare për Kthim në Katolicizëm ka shpërnda një njofitm zyrtar në rrjetin social për të informuar publikun e gjerë se të hënën me 21 Prill 2025 në kishën e Shën Abrahamit në Llapushnik do të konvertohet një numër i madh i shqiptarëve në besimin katolik.

Kjo organizatë njofton se kjo ngjarje do të ndodh në oren 11:00 në orarin kur mbahet edhe mesha e e ditës kushtuar të së hënës së Pashkëve.

banner

Postimi i plotë:
Njoftim Zyrtar
Të nderuar Motra dhe Vëllezër në Krishtin,
Me rastin e së Hënës së Pashkëve, më 21 Prill 2025, në Kishën e Shën Abrahamit në Llapushnik, do të mbahet një ngjarje e shenjtë dhe historike për besimin dhe identitetin tonë kombëtar.
Lëvizja Shqiptare për Rikthim në Katolicizëm, nën udhëheqjen e Dardan Duka dhe Blerim Metaj, në bashkëpunim me Këshillin Organizativ të përbërë nga Dardan Duka, Blerim Metaj, dhe Musë Musa, organizon Pagezime masive dhe rikthime solemne në gjirin e Kishës Katolike Shqiptare.
Ky akt i madh shpirtëror do të udhëhiqet nga Don Fran Fran Kolaj, meshtar patriot me zemër shqiptare dhe dorë të bekuar.
Pagezimet do të kryhen gjatë Meshës së Shenjtë, duke filluar nga ora 11:00.
Theksojmë se askush tjetër, përveç emrave të lartpërmendur, nuk ka qenë i përfshirë në organizimin apo realizimin e këtij eventi të shenjtë. Këtë e deklarojmë për hir të transparencës dhe korrektësisë publike.
Mirë se vini në dritën e Krishtit dhe në rrënjët tona të shenjta shqiptare!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy