Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në Qeveri Drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu.
Me këtë rast, Kurti në fund të mandatit të qeverisjes Kurti II e riemëroi sot si Drejtor të Përgjithshëm të Doganës me mandat katër vjeçar, sipas propozimit të Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve.
“Kryeministri në detyrë Kurti dhe ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, falënderuan drejtorin Llugaliu për punën e deritanishme, e përgëzuan për performancën e tij dhe të Doganës dhe e uruan për mandatin e ri duke i dëshiruar suksese të mëtejme në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në njoftim