Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

by Nexhat

Gjatë nates nga Shqipëria dhe Mali i Zi do të kemi ardhjen e sistemit frontal në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore i cili do të sjellë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet do të duhej të pushonin herët në mëngjes.

E Premtja në Kosovë vijon me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale ku mund të ketë reshje të izoluara. Moti do të ketë tendencë stabilizimi dhe ajri do të pastrohet. Temperatura maksimale parashihet të arrijë deri në 19 apo 20 gradë Celsius.

banner

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të premten pritet të mbajë mot më i freskët dhe me vranësira e intervale kohore me diell. Parashihen edhe reshje lokale shiu, kryesisht të pakta dhe të izoluara.

Fundjava vjen me mot më stabil dhe kryesisht me diell, edhe pse priten vranësira lokale. E Diela me diell, plotësisht stabile dhe më e ngrohtë.

Fillimi i javës së re i ngrohtë, por pasditeve do të ketë zhvillime të rrebesheve të izoluara të shiut me vetëtima dhe bubullimë./MeteoBallkan

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy