Peja mposht Yllin dhe siguron gjysmëfinalen e play-offit

by Nexhat

Skuadra e Pejës ka arritur një fitore të madhe në çerekfinalen e tretë të “Play Off”-it në Superligën e Kosovës në basketboll, duke eliminuar Yllin dhe siguruar kualifikimin në gjysmëfinale.

Në një përballje tejet interesante, por pa praninë e tifozëve, Peja triumfoi me rezultat 84-79 ndaj Yllit, në një ndeshje që u vendos në minutat e fundit të çerekut të katërt.

banner

Pejanët ishin të saktë dhe të qetë në momentet vendimtare, duke mbyllur ndeshjen me një çerek të fundit të fortë (22-16) dhe duke përmbysur avantazhin fillestar të Yllit.

Peja pati një performancë të balancuar gjatë ndeshjes: pavarësisht se humbi çerekun e parë (28-21), ata e fituan të dytin (24-15) dhe ruajtën ritmin edhe në dy periudhat e fundit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy