1.3 milionë euro transaksione janë kryer në monedhën europiane në 3 muajt e parë të këtij viti. Vlera është 20% më e lartë se vjet, me 81 mijë transaksione të kryera gjithësej.
Raporti i Bankës së Shqipërisë konfirmon se marsi ka pasur nivelin më të lartë të transaksioneve në numër edhe në vlerë, çka lidhet edhe me numrin e shtuar të turistëve që kanë ardhur në Shqipëri gjatë pranverës
Zyrtarisht, shtimi i fluksit të euros lidhet me fluksin turistik, remitancat, por edhe investimet, vecanerisht në blerjen e pasurive të paluajtshme.
Gjatë muajve të parë të këtij viti euro vijoi të qëndrojë nën nivelin 100 lekë.
Për këtë vit banka qendrore parashikon të tërheqë nga tregu rreth 350 milionë euro për efekt të rezervës valutore, por edhe për të stabilizuar kursin e këmbimit.
Kujtojmë se viti 2024 u mbyll me rekord të transaksioneve në euro duke kapur vlerën 5.2 miliardë euro ose 31% më shumë transferta se në vitin 2023