“S’ka konsensus për kandidaten për kryetare të Parlamentit  – Po përmenden emra, Limaj e ka ni emrin e vetë, e shohim të shtunën”, Memli Krasniqi

by Nexhat

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha sonte në Pressing në T7 se ekziston mosmarrëveshje e madhe se kush ka me qenë kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Krasniqi tha se emri i saj, nuk është caktuar ende, referuar informatave qe ai i ka nga deputetët e partive të tjera.

banner

“Aty ekziston një mosmarrëveshje e madhe brenda Vetëvendosjes kush duhet me qenë kandidate për kryetare të Kuvendit. Nënkryetarët e Kuvendit janë caktu, kryetari s’është caktu”, tha Krasniqi në Pressing.

“Z.Konjufca s’është më kandidat, po përmenden Donika Gërvalla, Albulena Haxhiu, Saranda Bogujevci, Mimoza Kusari-Lila”, shtoi ai.

Ndërsa, sa i përket fjalëve se Fatmir Limaj mund të jetë kryetar i Kuvendit të Kosovës, ai tha:

“Unë e di që edhe Fatmiri besoj e ka ni emrin e vet, do të befasohesha nëse e dëgjojmë nga goja e Albin Kurtit emrin e Fatmir Limajt. Ta shohim të shtunën është seanca”, tha Krasniqi.

“Unë i pash që edhe Nisma ka votu si VV, por a ka marrëveshje e shohim”, tha Krasniqi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy