Ylli i Bayern Munichut kërkon falje pasi rrëzoi djaloshin që mblidhte topa

by Nexhat

Mbrojtësi kroat, Josip Stanisic është përplasur me një djalë që mblidhte topa në fushë, gjatë ndeshjes mes Interit dhe Bayern Munichut.

Takimi në stadiumin Giuseppe Meazza do të mbahet mend, përveç kalimit të Nerazzurrëve në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, edhe për sjelljen e vrazhdë të mbrojtësit të Bayernit, Stanisic.

banner

Gjegjësisht, në minutën e 90-të të ndeshjes, një djalë që mbledh topa e mërziti mbrojtësin kroat, i cili më pas e shtyu dhe e rrëzoi nga karrigia ku ishte ulur.

Kjo shkaktoi një reagim brutal nga bankina e Interit, e cila vazhdoi përballjen me mbrojtësin kroat

Gjyqtari ka reaguar shpejt duke qetësuar situatë, ndërsa kroati më vonë ka kërkuar falje dhe ka treguar se ka reaguar marrëzisht duke shtyrë top-mbledhësin

“Çdo ekip në botë vjedh kohën kur udhëheq. Ishte pak budallallëk nga ana ime ta shtyja, kërkoj falje”, ka thënë Stanisic për gazetën gjermane Abenzeitung.

Ndryshe, Interi do të përballet me Barcelonën në gjysmëfinale, ndërsa ndeshja e parë do të luhet më 30 prill.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy