Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi kandidatët e tij për zgjedhjet lokale në Kamzë gjatë një fjalimi të mbajtur këtë të premte. Me kapelën e numrit 1, Berisha theksoi se të gjitha problemet e qytetit të Kamzës do të mbyllen me ardhjen e demokratëve në pushtet. Ai e nisi fjalën e tij duke e akuzuar qeverinë aktuale për politikat që, sipas tij, kanë detyruar rreth 1 milion e 99 mijë shqiptarë të largohen nga vendi gjatë 12 viteve të fundit.
Berisha premtoi se në rast se Partia Demokratike vjen në pushtet, në 100 ditët e para të qeverisjes do të realizohet një program masiv për rritjen e pensioneve, duke u angazhuar që asnjë pensionist nuk do të mbetet pa marrë 200 euro. Kjo masë, tha ai, do të jetë një prioritet i qeverisë së re të drejtuar nga PD.
Në një moment të fjalimit, Berisha iu drejtua drejtpërdrejt kundërshtarëve të tij politikë, duke akuzuar një figurë të caktuar për veprime korruptive. “Po t’i them atij burracakut 2 metra që fshihet dhe nuk del dot, pasi e keni kapur me presh në dorë duke vjedhur, nuk del dot të ballafaqohet para jush në televizion apo në skenë,” deklaroi ai, duke iu referuar kritikave të bëra ndaj kundërshtarëve të tij