Arsenali dhe Chelsea raportohet se po kryesojnë garën për transferimin e yllit të Sporting Lisbonës, Viktor Gyokeres, i cili me gjasë do të largohet për 70 milionë euro.
Sipas një raportimi nga e përditshmja A Bola, Arsenali është favoriti kryesor për të siguruar transferimin e Gyokeres këtë verë, por Chelsea po përpiqet t’i mposhtë ata.
Raporti shton se suedezi ka një marrëveshje me Sportingun për t’u larguar për 70 milionë euro, pavarësisht se ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh.
Në këtë mënyrë, Gyokeres mund të dhurojë një shtysë të madhe për të dyja ekipet duke ditur se ai ka 44 gola të realizuar në 45 ndeshje për Sportingun këtë sezon.

‘Blutë e Londrës’ janë në dijeni se 26-vjeçari do të preferonte t’i bashkohej Arsenalit, Liverpoolit ose Manchester Cityt, por pasi këto dy të fundit nuk janë të interesuara, kalimi tek ‘Topçinjtë’ do të ishte ideal për të.
Të gjithë sytë do të jenë se cili do të jetë destinacioni i radhës i reprezentuesit suedez.