Avokati Gjini: Komuna e Prizrenit nuk na lejoi ta organizojmë “Marshin për Palestinën”

by Nexhat

Njëri nga organizatorët e “Marshit për Palestinën”, avokati Gent Gjini në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha se nuk u lejuan nga komuna e Prizrenit ta organizojnë këtë marsh.

Sipas tij, ky vendim cenon rendin kushtetues, pasi në arsyetim të këtij vendimi nuk specifikohen arsyet e refuzimit të marshit që është thirrur në mënyrë paqësore.

banner

“Jam i angazhuar nga organizatori i Marshit, një refuzim i tillë është i papranuar dhe joligjor. Aty ceket në arsyetim se është anuluar për shkak të dendësisë së madhe dhe se Prizreni është një qytet i vogël. Një vendim të tillë është dashur ta marrë policia, drejtorit të shërbimeve publike nuk i ka takuar të marrë një vendim të tillë”, tha Gjini.

Ai tujte tha se nuk e kupton se si në vendet Evropiane janë organizuar marshe në mbështetje të Palestinës, ndërsa tha se në Kosovë me një shumicë myslimane kjo nuk lejohet.

Gjini ishte i bindur që drejtori i shërbimeve publike në Prizren ka bërë shkelje ligjore.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy