Egli zgjon me masazh Gjestin – çifti po shijon ditët e fundit në Big Brother VIP Albania 4

by Nexhat

Në mëngjesin e së premtes, Egli ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të zgjuar Gjestin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ajo u afrua me butësi pranë tij dhe e përkëdheli me një masazh, duke e shoqëruar gjithçka edhe me disa puthje të ëmbla, në një moment që për publikun ishte mjaft emocional dhe i dashur.

banner

Dyshja, të cilët kanë krijuar një lidhje brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4, kanë kaluar një rrugëtim të ngarkuar emocionalisht, me shumë zënka, keqkuptime dhe afrime të ngrohta.

Megjithatë, pavarësisht ulje-ngritjeve, ata duket se po e shijojnë në maksimum javën e fundit të qëndrimit.

Kjo fundjavë shënon edhe finalen e madhe të këtij edicioni, e cila do të mbahet të shtunën, ku Gjesti, Egli, Laerti dhe Rozana janë katër finalistët që garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh

Në këto ditë të fundit, lidhjet dhe emocionet janë më të forta se kurrë, dhe momentet si ky mes Eglit dhe Gjestit po e bëjnë rrugëtimin e tyre edhe më të paharrueshëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy