Erdogan: Të mbrosh Palestinën është të mbrosh njerëzimin, drejtësinë dhe paqen

by Nexhat

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka dënuar luftën e vazhdueshme të Izraelit në Gaza, duke e quajtur heshtjen globale “ndaj mizorive” një “kolaps moral”.

Erdogan edhe një herë ka theksuar mbështetjen e palëkundur të Turqisë për popullin palestinez.

banner

“Mbrojtja e çështjes palestineze nuk është vetëm të qëndrosh me një popull të shtypur. Ka të bëjë me mbrojtjen e njerëzimit, paqes dhe drejtësisë”, tha Erdogan, raporton TRT,

Që nga 7 tetori 2023, mbi 51,000 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Dhe këto sulme, Erdogan i përshkroi si “një furi dhune”, duke akuzuar qeverinë izraelite për vrasjen pa dallim të civilëve – duke përfshirë fëmijë, gra, të moshuar dhe madje edhe foshnja.

Ndërkaq, presidenti turk kritikoi edhe fuqitë perëndimore për atë që ai e quajti mosveprim hipokrit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy