Florian Wirtz duket se ka vendosur për klubin e tij të ardhshëm

by jonzefaj

Florian Wirtz duket se ka vendosur për të ardhmen e tij.

Largimi nga Bayer Leverkusen në merkaton verore është pothuajse i sigurt, teksa sipas “Transfermarkt”, gjermani ka zgjedhur Real Madrid.

banner

Interesim të madh për të ka ende edhe Bayern Munich, por siç duket, Wirtz preferon transferimin te “Los Blancos”.

Por këta të fundit duhet të paguajnë klauzolën prej 125 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e 21-vjeçarit.

Mefushori ofensiv ka bërë mjaft mirë këtë sezon me “Aspirinat”. Në 40 ndeshje të zhvilluara, talenti gjerman i kampionëve të Bundesligës ka shënuar 15 gola dhe ka asistuar në 13 të tjerë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy