Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një vizitë në pazarin historik të Krujës, ku është pritur me ngrohtësi nga artizanët vendas
Në një moment simbolik, ata i dhuruan dhe i veshën Berishës një xhamadan dhe një qeleshe, pjesë të trashëgimisë së pasur të veshjeve tradicionale shqiptare.
“Do të duhej të hiqja xhaketën të bëhej më mirë kjo punë, por s’ka gjë”, u shpreh Berisha me humor, ndërsa ndodhej mes qytetarëve dhe artizanëve të zonës.
Pas kësaj, ai vendosi të heqë xhaketën dhe të vijojë takimin i veshur me kostumin popullor, duke marrë duartrokitjet e të pranishmëve