Alessandro Bastoni ka thënë se Interi duhet të jetë në formën më të mirë për të tejkaluar Lamine Yamal dhe Barcelonën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Interi dhe Barcelona do të takohen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi eliminuan Bayern Munichun dhe Borussia Dortmundin respektivisht këtë javë.
Do të jetë një përballje teje e zjarrtë mes liderit të Italisë dhe të Spanjës, por Bastoni ka pranuar se do të ketë një kohë të vështirë për ta mbajtur Lamine Yamal të qetë gjatë dy ndeshjeve.
Teksa Bastoni është shndërruar në njërin prej mbrojtësve më të mirë në futbollin evropian, ai nuk e ka një ide konkrete se si të ballafaqohet për duelin ndaj Yamal
Dyshja janë takuar vetëm një herë më parë, kur Spanja e Yamal triumfoi me rezultat 1-0 ndaj Italisë në fazën e grupeve të Euro 2024.
“Nuk e di sepse herën e fundit në Euro nuk shkoi aq mirë. Barcelona ka një identitet të pastër, ata mund të lënë pak hapësira, por ne duhet të mbrohemi si ekip ndaj tyre”.

“Ne tashmë jemi takuar me sulmues të nivelit botëror. Michael Olise dhe Leroy Sane me Bayernin dhe me Arsenalin gjatë fazës së ligës. Na duhet 100 për qind vëmendje nëse duam t’ju shkaktojmë probleme atyre”.
“Potencialisht, ne mund të përfundojmë të dytët në të tri garat, por në fillim të sezonit, ne kishim nënshkruar të jemi lider të tabelës dhe të avancojmë në Kupën e Italisë dhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve”.
“Ne e ndjejmë lodhjen, por siç e kemi thënë në fillim të vitit, ne duam të shkojmë për gjithçka”, ka thënë Bastoni