Inter ka bërë të ditur se sulmuesi francez Marcus Thuram është diagnostikuar me lodhje në muskujt aduktorë të kofshës së majtë, dhe se gjendja e tij do të vlerësohet nga dita në ditë.
Sipas njoftimit zyrtar të klubit
II
“Në mëngjesin e sotëm, Marcus Thuram iu nënshtrua kontrolleve mjekësore në Institutin Humanitas në Rozzano. Testet zbuluan lodhje muskulore në pjesën e brendshme të kofshës së majtë. Gjendja e tij do të monitorohet çdo ditë.”
Kjo lëndim i lehtë muskulor e vë në dyshim serioz pjesëmarrjen e tij në ndeshjen e së dielës ndaj Bolognës në “Stadio Dall’Ara”, për javën e radhës në Serie A.
Thuram u pa i rraskapitur pas barazimit 2-2 të Interit ndaj Bayern Munich të mërkurën, rezultat që gjithsesi i siguroi zikaltërve një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, për herë të dytë në tre sezonet e fundit.
Interi do të përballet me Bolognën, që aktualisht ndodhet në vendin e pestë në Serie A, përpara sfidës së gjysmëfinales së kthimit në Kupën e Italisë kundër Milanit, më 23 prill.
Skuadra e Simone Inzaghit është në garë për tripletën (Champions, Serie A, dhe Kupa e Italisë) dhe përballet me një kalendar jashtëzakonisht të ngjeshur, ku mund të zhvillojë deri në 11 ndeshje në gjashtë javët e fundit të sezonit.
Këtë sezon, Thuram ka realizuar 17 gola dhe ka dhënë 9 asistime në 44 ndeshje në të gjitha garat.