Garda Kombëtare Ukrainase ka zmbrapsur një sulm të madh të mekanizuar nga forcat ruse në fushën e betejës në Pokrov, njoftoi Garda Kombëtare e Ukrainës.
Sulmi filloi të enjten dhe zgjati pak më shumë se shtatë orë, dhe Garda njoftoi se ishte një nga sulmet më të mëdha ruse,
Mordor Madness!
— Challenger Tank In Ukraine🇬🇧🇺🇦 (@ChallengerInUA) April 17, 2025
Over a hundred motorcycles and other vehicles attempted a Mad Max assault on Ukraine positions! Russians took a big L and Ukraine heroes stood their ground!
🇺🇦14th Brigade of the National Guard of Ukraine "Red Kalyna" in the Pokrovsk direction. pic.twitter.com/chDddM2kk3
Sipas të dhënave të Gardës Kombëtare, rusët humbnin deri në 40 këmbësorë, 13 motoçikleta dhe 3 mjete luftarake të blinduara në orë.
Gjeneral Oleksandr Pivnenko, komandant i Gardës Kombëtare, deklaroi se ushtarët e Brigadës së 14-të Chervona Kalyna zmbrapsën me sukses sulmin
Raportohet se gjatë sulmit, u vranë ose u plagosën më shumë se 240 ushtarë rusë, ndërsa u shkatërruan më shumë se njëqind pjesë të pajisjeve ushtarake.
Ndryshe, sulmi vjen si pjesë e operacioneve gjithnjë e më intensive ruse në vijën e frontit në Ukrainën lindore, ku javët e fundit ka pasur veprime të përditshme sulmuese me humbje të larta nga të dyja palët