Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste u shpreh sot se zgjedhjet e 11 majit janë të lidhura më shumë se çdo palë zgjedhje të tjera deri më sot me interesin e votuesve për herë të parë.
Në një takim me komunitetin e Njësisë 6, Lagjja 14, Kashar, Rama u ndal te votuesit për herë të parë të cilët sipas tij janë gjithmonë e më të shumtë në takimet e PS-së.“Është shumë e rëndësishme për ne kjo që po shohim në këto ditë dhe që unë e kam prekur në të gjitha shtabet e Tiranës faktin që ka shumë vajza dhe djem të angazhuar në këtë rrugë dhe të vendosur që deri në 11 maj të bëjnë gjithçka munden për të pasur sa më shumë shoqe dhe shokë të tyre në kutitë e votimit”, tha Rama.Kryeministri vlerësoi se kjo është shumë e rëndësishme edhe për faktin se këto zgjedhje janë të lidhura drejtpërdrejtë me interesin e votuesve të parë.“Natyrisht që të gjitha zgjedhjet kanë interesin e tyre për të gjitha kategoritë por këto zgjedhje janë të lidhura më shumë se çdo palë zgjedhje të tjera deri më sot me interesin e votuesve të parë”, tha Rama.Kryeministri shprehu bindjen se në zgjedhjet e 11 majit populli shqiptar do të marri një vendim shumë të rëndësishëm prej të cilit do të vijë një periudhë përpjekje kombëtare intensive për të mbyllur negociatat me BE-në.Rama theksoi se kjo do t’ju japë mundësinë të rinjve të marrin pasaportën e BE-së që nuk është një dokument tjetër udhëtimi