Rama: Ndalimi i punimeve në sheshin “Xhorxh Bush” është i paligjshëm, po bëhet për qëllime politike

by Nexhat

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ndalimi i punimeve në sheshin “Xhorxh Bush” është i paligjshëm e se “arsyetimet për këtë ndërhyrje janë të pabazuara nga institucionet që duhet të jenë të pavarura e që po përdoren për qëllime politike”.

Sipas Ramës, ky veprim është ndërhyrje e qëllimshme, e cila cenon “të drejtën e Prishtinës për zhvillim të qëndrueshëm urban dhe kulturor”.

banner

“Për herë të dytë, Qeveria qendrore ka ndërprerë punimet në një projekt që synon transformimin e kësaj hapësire në shërbim të qytetarëve. Arsyetimet për këtë ndërhyrje janë të pabazuara dhe joligjore nga institucionet që duhet të jenë të pavarura e që po përdoren për qëllime politike,” tha Rama.

Sipas kryetarit, projekti në këtë shesh është konceptuar me qëllimin për të modernizuar hapësirën publike, “duke integruar dhe promovuar trashëgiminë kulturore si pjesë të identitetit dhe zhvillimit ekonomik të qytetit dhe jo për të cenuar atë”.

Ai ka thënë se pavarësisht ftesës për debat publik, nuk ka pasë gatishmëri nga ministri për t’u përballur me të vërtetat para qytetarëve.

“Kryeqyteti do të vazhdojë të mbrojë të drejtën për zhvillim dhe do të vazhdoj me procedura ligjore ndaj të gjithë atyre që shkelin ligjin”, përfundoi Rama në një konferencë për media, 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy