Rihanna ndez thashethemet për martesë me ASAP Rocky, në xhirimin e ri të Savage x Fenty

by Nexhat

Rihanna ka ngjallur spekulime të reja për një martesë të mundshme me ASAP Rocky, pasi u shfaq në një set fotografik të linjës së saj të të brendshmeve Savage x Fenty, me një temë dasme.

Në fotografitë e postuara në Instagram, 37-vjeçarja shihet me të brendshme rozë, një vello delikate dhe – detaji më i komentuar – një unazë të ndritshme në gishtin e fejesës.

banner

Ndërsa fansat kanë hamendësuar edhe për një shtatzëni të mundshme, nuk ka asgjë të konfirmuar.

Xhirimi promovonte koleksionin “At First Sight” dhe përfshinte edhe një tortë dasme, duke shtuar dyshimet për një hap të madh në marrëdhënien 5-vjeçare të saj me Rocky-n, me të cilin ka dy djem: RZA dhe Riot.

Pak kohë më parë, ASAP Rocky u shpall i pafajshëm për një çështje gjyqësore, ndërsa Rihanna u pa duke shpërthyer në lot gëzimi në sallën e gjyqit.

Rocky, nga ana e tij, ka shprehur publikisht dashurinë për këngëtaren.

Dyshja pritet të marrin pjesë së bashku në Met Gala këtë maj, ku Rocky është një nga bashkë-drejtuesit e eventit me temën “Superfine: Tailoring Black Style”. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy