Trashëgimia e Marubëve shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO/ Shkodra hyn në “Memory of the World”

by Nexhat

Ministri i Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka njoftuar se arkiva e negativëve, objekteve dhe dokumenteve të fotografëve pionierë Pietro dhe Kel Marubi është shpallur zyrtarisht pjesë e Regjistrit Ndërkombëtar “Memory of the World” të UNESCO-s

“Një nga thesaret më të çmuara të kujtesës sonë kombëtare shpallet tashmë trashëgimi botërore,” shkruan Gonxhja, duke e cilësuar këtë njohje si një arritje historike për Shqipërinë dhe veçanërisht për Shkodrën, vendlindjen e dinastisë Marubi

banner

Arkiva Marubi, e cila përmban mijëra imazhe që dokumentojnë jetën, historinë dhe shpirtin e shqiptarëve përgjatë më shumë se një shekulli, merr kështu vlerësimin më të lartë ndërkombëtar si një pasuri me rëndësi globale për kujtesën kolektive të njerëzimit.

“Nuk është vetëm një nderim për Marubët, por për gjithë qytetin e Shkodrës – që për herë të parë ka një pjesë të sajën në Kujtesën e Botës,” shtoi ministri, duke theksuar krenarinë për këtë trashëgimi unike që i jep zë dhe përjetësi artit dhe historisë shqiptare

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy