Hamburgu ka luajtur baras me rezultat 2-2 në udhëtim ndaj Schalkes 04 në kuadër të javës së 30-të në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.
Ndonëse nuk ia dolën të arkëtojnë pikët e plota, ky barazim i afron ata edhe më shumë drejt arritjes së objektivit të tyre kryesor që është ngjitja në elitën e futbollit gjerman.
Lojtari i ndeshjes në këtë takim ishte padyshim futbollisti kosovar Emir Sahiti, i cili ishte autor i dy golave të Hamburgut.
Për paraqitjen e tij të jashtëzakonshme, Sahiti u vlerësua me notën 10 nga Sofascore.
Përveç dy golave të realizuar, ylli dardan pati gjithashtu 52 pasime të kompletuara, tri pasime kyçe dhe dy shanse të mëdha për gol të krijuara.
Ai gjithashtu fitoi tri duele teksa ndihmoi skuadrën edhe në fazën defanzive duke bërë disa ndërhyrje ndaj kundërshtarëve.
Kjo ishte ndeshja e 18-të që Sahiti e luan këtë sezon në Bundesliga 2 dhe numëron tre gola dhe një asistim