Carlo Ancelotti pritet të largohet nga pozita e tij si trajner i Real Madridit, me Brazilin që pritet të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.
Tekniku italian ka disa opsionë në dispozicion, ku përfshihet edhe qëndrimi në Madrid në një rol tjetër, por preference e tij është që t’i bashkohet Brazilit, të cilët janë në kërkim të një përzgjedhësi të ri pas shkarkimit të Dorival Junior.
Ancelotti e kishte bërë publike se ai do të largohej nga Real Madridi vetëm në rast se bordi i klubit vendos të ndajë rrugët me të, ani pse Brazili është në bisedime të avancuara me 65-vjeçarin.
Brazili është i etur që të emërojë përzgjedhësin e ri para pushimit të ardhshëm me kombëtare, kur ata do të nisin kampanjën e tyre kualifikuese për Botërorin e vitit 2026
🚨 Carlo Ancelotti expected to leave Real Madrid + preference (from multiple options) is to become Brazil head coach. Growing anticipation Xabi Alonso succeeds 65yo Italian at #RMFC; unclear before/after #FIFAClubWorldCup. W/ @MarioCortegana @TheAthleticFC https://t.co/5NediTW5O7
— David Ornstein (@David_Ornstein) April 19, 2025