Limaj: Çdo fillim i ka vështërsitë e veta

by engel

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, duke theksuar nevojën urgjente për ndërtimin e institucioneve funksionale në vend.

Limaj tha se megjithatë është bërë një hap i rëndësishëm drejt zgjidhjes së ngërçit institucional që ka mbërthyer Kuvendin në javët e fundit.
“Çdo fillim i ka vështirësitë e veta”, u shpreh Limaj, duke shtuar se në momente të tilla është thelbësore që forcat politike të bëhen bashkë për të mirën e Kosovës.

banner

Ai vlerësoi se lajmi i sotëm është pozitiv, pasi Kosova tashmë ka një parlament dhe deputetë të mandatuar.
“Sot është lajm i mirë, me vet faktin se Kosova ka parlamentin dhe ka deputetët. Besoj se shumë shpejt do të përfundojë edhe konstituimi i Kuvendit dhe votimi i qeverisë,” deklaroi kreu i Nismës.

Limaj theksoi se përgjegjësia politike ndaj qytetarëve kërkon që partitë të tejkalojnë dallimet për interesin e vendit dhe të kontribuojnë në ngritjen e institucioneve të reja.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy