Drejtoria e Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë aktivizuar mbi 20 punishte në kryeqytet, në kuadër të projekteve infrastrukturore që po realizohen.
Havolli, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se sot kanë nisur punimet për zgjidhjen e problemit të kanalizimit në nyjen që lidh rrugën B me rrugën C. Po ashtu, është hapur edhe punishtja në rrugën Agim Ramadani, e cila po i nënshtrohet rehabilitimit.
“Punimet do të vazhdojnë deri të hënën në orar të njëjtë, duke përfituar nga vikendi dhe festat zyrtare,” tha Havolli, duke falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe durimin që po tregojnë përballë ngarkesave në trafik.
Sipas tij, nga e marta deri të premten, punimet do të realizohen pas orës 19:00 deri në orët e hershme të mëngjesit, për të shmangur pengesat gjatë kohës së pikut ndërsa nga ora 07:00 e mëngjesit, nuk do të ketë punime në rrugën Agim Ramadani, për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve.
“Nga e martja deri të premten punimet realizohen pas orës 19:00 deri ne mëngjes. Nga ora 07:00 në mëngjes nuk do të ketë punime në rehabilitim të rrugës për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve”, ka shkruar Havolli.
Ndërsa apeloi qytetarët që, sa të jetë e mundur, të evitojnë qarkullimin në rrugën Agim Ramadani gjatë ditëve në vijim