Ymeri: Bashkimi Evropian s’do të sjellë befasi në këtë fazë të dialogut – palët nuk janë të gatshme për zbatim marrëveshjesh

by Nexhat

Analisti politik Visar Ymeri, tregon se nuk pret ndonjë befasi nga ana e Bashkimit Evropian në këtë fazë të dialogut.

Sipas tij vizita e fundit e Sorensen në Kosovë, ishte që të mbledh më shumë informata para se të dal me një plan për mbarëvajtjen e dialogut.

banner

“Tash vizita natyrisht që është e mirëseardhur dhe natyrisht që ka qenë e domosdoshmë, më mirë kish me qenë po të kishte ardh në një vizitë kur do ta kishim qeverinë fuksionale, pra të miratuar deri tash, sepse sa kohë e kemi pas procesin zgjedhor. Sa e kam kuptu unë kjo vizitë ka qenë më shumë më mbledh informata para se me dal me një plan për mbarvajtetjen e dialogut, nëse do të ketë një ndryshim në qasje si është përmend disa herë edhe nga zonja Kallas, e që është e mundshme. Por kjo vizitë dhe deklarimet e zotit Sorensen janë në një moment kur as nuk po dihet se kush do të jetë në qeverinë e Kosovës, kush do të jetë kryeministri, dhe besa nuk po dihet se çfarë do të ndodh në Serbi me pushtetin atje dhe veçanërisht me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, duke i pas parasysh protestat dhe gjithë ato që po ndodhin me skenën politike në Serbi“, tha ai për Gazetën Blic.

Ymeri thotë se BE prap do të detyrohet ta marr rolin e garantuesit të implementimit dhe jo vetëm të ndërmjetësuesit mes palëve.

“Mirëpo këto deklarata natyrisht që janë deklarata diplomatike, dhe flasin për një proces të dialogut të cilat ne pak a shumë i dim të gjitha ato gjëra për të cilat Kosova dhe Serbia janë dakordu përmes marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, dhe nuk mendoj që në fazën aktuale të dialogut do të ketë një surprizë së paku jo nga Bashkimi Evropian, nëse qasja do të jetë që do të nvaret pak më shumë osë do ti bartet një peshë pak më e madhe, proaktivitetit të palëve në zbatimin e marrëveshjes, në këtë rast Kosovës dhe Serbisë dhe kjo mbetet të shihet. Mirëpo ne e kemi parë në disa momente në të kaluarën që kjo nuk do të funksionojë sepse nëse iu lihet palëve atëherë asnjëra prej palëve nuk ka gatishmëri që të bëjë hapa drejt zbatimit të marrëveshjes kështu që mendoj që Bashkimi Evropian, prap do të detyrohet që të marr rolin edhe të garantuesit të impementimit dhe jo vetëm të ndërmjetësuesit mes palëve“, u shpreh ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy